Sign up
Forgot password?
FAQ: Login

Rudi Xhemajl. Lule dhe vjeshtë, poezi

  • pdf file
  • size 1,43 MB
Rudi Xhemajl. Lule dhe vjeshtë, poezi
Tetovë: Tringa Design, 2011. — 191 p. (in Albanian)
Rudy Dzhemal. Flowers and autumn, collection of poems (in Albian)
Xhemajl Rudi ka lindur më 1 mars 1965 në fshatin Savrovë, komuna e Suharekës, në Kosovë. Katër vite të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, ndërsa tetëvjeçaren në shkollën fillore Vëllezërit Frashëri, në fshatin Bukosh. Prej vitit 1981 merret aktivisht me veprimtari të lëvizjes për pavarësi të Kosovës. Ka kryer shkollimin dhe ka marrë diplomën për kontabilitetit, kurse për një kohë ka studiuar për filozofi-sociologji. Më 1993 ndiqet sërish dhe detyrohet të largohet nga vendi. Momentalisht jeton në Zvicër.
Me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga klasa e 6-të, duke vazhduar, më pas, edhe me shkrime të tjera. Botoi herë pas here poezi në periodikun shqiptar pas viteve të 90-ta. Libri i parë poetik Rrjedhë autoktone është botuar më 1996-të nga Shoqata Pjetër Bogdani në Zvicër, nën kujdesin dhe redaktimin e E. Xhemajlit. Libri i dytë Duke mbledhur kohën u botua më 1999 nga Shtëpia Botuese Dritëro në Tiranë, nën kujdesin dhe redaktimin e S. Sinanit.
Libri i tretë Dheut pjesën e vet u botua në vitin 2001 nga Shtëpia Botuese Shqip në Tiranë, gjithashtu nën redaktim të Shaban Sinanit. Libri i katërt poetik Asgjë s`ngjan në reklama as hënorja është botuar më 2008, në Prishtinë nga botuesi Faik Konica, nën kujdesin dhe redaktimin e N. Rrahmanit.
Në shkurt të vitit 2011, në Prishtinë, botoi librin e pestë poetik Fjala e dhimbjes. Disa nga poezitë e autorit janë të botuara në gjuhën gjermane në Zvicër, në antologjinë Vështrim nga dritarja e hapur, me autorë zviceranë dhe shqiptarë, më 2005, nën kujdesin e Z.H.J.Lanksh, ndërsa disa poezi janë përkthyer në gjuhën rumune dhe janë botuar te revista Haemus, nën kujdesin e Ardian Kyçykut. Ky është libri i gjashtë poetik i këtij autori.
  • Sign up or login using form at top of the page to download this file.
  • Sign up
Up